Selimi kërkon votat e deputetëve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

Selimi kërkon votat e deputetëve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për mocionin e mosbesimit të iniciuar nga kjo parti, njofton Insajderi.

Selimi këtë e ka kërkuar në seancën e rregullt plenare që është duke u mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka përmendur menaxhimin e dobët sipas tij, të pandemisë dhe shifrat e larta të vdekjeve dhe të të infektuarve, të cilat i quajti shifra lufte.

“Si pasojë e mosmenaxhimit të situatës, COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit. Statistikat janë statistika lufte. Njerëzit po vdesin edhe pse nuk po u ofrohet ndihmë nga qeveria. Spitalet tashmë nuk mund t’i pranojnë të infektuarit. Shumica edhe mund të jeni  në anën e të infektuarve. Kriza tashmë ka metafizuar në shumë dimensione. Ndoshta nuk keni kohë të merreni me pandeminë, sepse shumë pazare duhet t’i mbani në ekuilibër”, ka thënë ai.

“ Që kur erdhët në objektin e qeverisë e deri sot, ju e sollët situatën në rekorde të zeza. Ju thamë në mars se po gaboni, ju gabuat me qëllim. Ju gabuat me dashje, prandaj kjo ua shton barrën  dhe peshën e përgjegjësisë. VV ka hapur një shteg për të dalur nga kjo situatë, është mocioni i mosbesimit. Prandaj ftoj deputetët që të kalojnë nëpër këtë shteg dhe t’i japin përkrahje këtij mocioni të mosbesimit”,tha tutje Selimi. /Insajderi.com/