Selimi komenton tentativën për shfuqizimin e task-forcës kundër korrupsionit

Selimi komenton tentativën për shfuqizimin e task-forcës kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, vendosjen në rend të ditës së mbledhjes së kabinetit qeveritar për shfuqizimin  e task-forcës kundër korrupsionit.

Ministri ka kërkuar që të ketë parasysh për rastet e korrupsionit që ende janë në proces të hetimit.

Këto deklarata ai i bëri gjatë ngjarjes kur prezantua raporti i EULEX-it “Monitorim Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit”.

“Para se të bëhet një gjë e tillë duhet të bëhet një analizë pikë së pari implikimet e rishikimit funksional në relacion me Task-forcën, gjithashtu duhet të diskutojmë për disa prej rasteve të rëndësishme të profilit të lartë të cilat Task-forca i ka përsipër e për cilat duhet të kujdesemi që mos t’i shkaktojmë dëm procesit të hetimit të këtyre rasteve të profilit të lartë. Rritja e efikasitet mendoj se gjithmonë është pozitive, por mendoj se në çdo rritje të efikasitetit duhet ta kemi një plan, e shuarja e menjëhershme e kësaj Task-force ndoshta do e diskutojmë në Qeveri sot, do e prezantoj ministri, Veliu por pozicioni im është që duhet të kemi kujdes me këtë rast specifik për shkak të punës së mëhershme të cilën e ka Task-forca”, tha Selimi.

Kjo task-forcë funksionon brenda Policisë së Kosovës, njofton Insajderi. /Insajderi.com