Selimi: Krijimi i qeverisë apo zgjedhjet e reja në dorë të LDK-së

Selimi: Krijimi i qeverisë apo zgjedhjet e reja në dorë të LDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës mund të përcaktojë se a do të shkojë vendi në zgjedhje, apo do të formohet Qeveria.

Selimi tha se LDK është determinuese për Qeveri, ose zgjedhje të reja.

“Ka faktorë determinues se a do të ketë qeveri apo të shkojë në zgjedhje. Determinues kryesor për këtë është Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Selimi në Tribuna Channel.

Më tej Selimi ka thënë se koalicionet kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e VV-së. Ai shtoj se koalicioni PDK-AAK- Nisma ka disa ditë kohë që ta formojë qeverinë, “nëse këtë nuk e bën, ne jemi gati për ta bërë atë”.

“PAN duket se nuk do të mund ta formojë qeverinë. Pra, ata nuk do t’i bëjnë 61 vota, dhe ne jemi të gatshëm që pastaj ta bëjmë”, tha ai.