Selimi me kritika ndaj Hotit për marrëveshjen e Uashingtonit

Selimi me kritika ndaj Hotit për marrëveshjen e Uashingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Selimit, “Hoti ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncecionet ndaj Serbise”.

Deputeti ka përmendur disa pika të marrëveshjes si pezullimi një vjeçar i përpjekjeve për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, krijimi i korridorit, Ujmani dhe minishengeni.

Po ashtu, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmendi edhe “zotimin” e kryeministrit, Hoti për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ai më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncecionet ndaj Serbisë siç janë heqja dorë nga pika në letër për njohje reciproke Kosovë-Serbi, krijimi i korridorit për Serbinë për dalje në Adriatik, ndarja e Ujmanit të Kosovës me Serbinë, pranimi i të ashtuquajturit minishengen, monatriumi për aplikim në organizatat ndërkombëtare, zhbërja e kufijve të Kosovës me Serbinë, e të tjera, shtoi këtu edhe zotimin e Hotit që do ta zbatojë marrëveshjen kundër kushtetuese mbi Zajednicën”, tha Selimi. /Insajderi.com