Njohja e kontributit

Selimi në takim lamtumirës me ambasadorin zviceran: Zvicra ka merita të veçanta për çdo gjë̈ që është arritur në Kosovë

Selimi në takim lamtumirës me ambasadorin zviceran: Zvicra ka merita të veçanta për çdo gjë̈ që është arritur në Kosovë

Çdo gjë që është ndërtuar në Kosovën e pasluftës, merita të veçanta ka edhe shteti i Zvicrës.

Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në takimin lamtumirës me ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, njofton Insajderi.

Selimi momente nga takimi me diplomatin zviceran ka ndarë, përmes fotografie, në llogarinë e tij në Facebook.

“Meqenëse ambasadori Lebet është në përfundim të misionit të tij në Kosovë dhe takimi ishte edhe lamtumirës, e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur gjatë këtyre viteve shërbimi në vendin tonë”, shkruan ministri kosovar./Insajderi.com