Selimi: Nëse refuzojmë gazsjellësin jemi kundër SHBA-së

Selimi: Nëse refuzojmë gazsjellësin jemi kundër SHBA-së

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, deklaroi të shtunën se nëse Kosovë refuzon projektin për sjelljen e gazit nënkupton që është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj, përmes një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që “të përmbahet nga çdo akt refuzimi”.

“Pozicioni ynë si kontribuues në politikën globale të SHBA-së vjen me vendosmërinë tonë për të qenë besnikë dhe politikisht aktivë ndaj vlerave që të dy vendet tona përqafojnë”.

“Nëse refuzojmë tubacionin e gazit do të thotë se jemi kundër SHBA-së. Unë i bëj thirrje qeverisë sime që të përmbahet nga çdo akt refuzimi”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë çështje, është deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk ka refuzim nga Kosova. Sipas saj, sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me SHBA-në për këtë çështje, por që për këtë ka thënë se ka studim nga ekspertët dhe ministritë përkatëse./Insajderi.com