
Për, shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rehxep Selimi, “nuk kishte pse të ndodhte arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”.
Deputeti nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “u shndërrua në palën e mesit”, njofton Insajderi.
“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, ka shkruar Selimi.
Të premten EULEX me urdhërarrest të dhomave të specializuara arrestoi dy krerët e OVL së UÇK-së. /Insajderi.com
OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga.
Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte.— Rexhep Selimi (@RexhepSelimi_10) September 26, 2020