Selimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale: Punët e natës nuk dihet se si i zbardh dita

Selimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale: Punët e natës nuk dihet se si i zbardh dita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facebook, lidhur me kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e ligjit të dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale.

Selimi ka shkruar se kush ka qenë pro dhe kush ka qenë kundër është parë në vitin 2015.

“Kush është PËR dhe kush është KUNDËR Gjykatës Speciale u pa me votë më 3 Gusht 2015. Lë ta shfuqizojmë, pra, atë Ligj nën dritën e diellit, jo në pazaret e natës. Punët e natës nuk dihet se si i zbardh drita. Prandaj duhet dritë në këtë rrugë”, ka shkruar Selimi./Insajderi.com