Selimi: Po na quajnë “komunistë” e “bolshevikë”,

Selimi: Po na quajnë “komunistë” e “bolshevikë”,

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë  se pozita sot është tallur në Kuvend, njofton Insajderi.

Në emisionin “DPT Te Fidani”, Selimi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka as 1/8’ën e votave të elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tutje Selimi ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e ka akuzuar për autoritarizëm brenda partisë.

“Po e quajnë opozitën komunistë e bolshevikë e po harrojnë kënd e kanë kryetar”, ka thënë Selimi për LDK-në.

“Është i vetmi kryetar në gjithë Europën Juglindore që ka qenë pjesë e sistemit të vjetër bolshevik”./Insajderi.com