Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve, pengesë për dialogun

Selimi: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve, pengesë për dialogun

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme, dhe si e tillë ajo nuk mund të injorohet, njofton Insajderi.

Selimi këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ragmi Mustafën, ku përmendi rastin e ngritjes së dy padive ndaj këtij të fundit për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019.

Sipas Selimit, “ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje”.

Këtë qasje, ai e quan të “gabuar dhe pengesë” edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në profilin e tij në Facebook, Selimi ka thënë se “që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit”.