Selimi i quan “deklarata hejterash”, kritikat për inaugurimin e presidentit

Selimi i quan “deklarata hejterash”, kritikat për inaugurimin e presidentit

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtëm, Petrit Selimi, ka komentuar kritikat që i janë bërë ish-shefit të tij, Hashim Thaçit.

Nuk i kanë pëlqyer konkludimet e opozitës lidhur me inaugurimin. Opozitarët kanë vlerësuar se inaugurimi shpërfaqi bojkotin ndërkombëtar ndaj Thaçit pasi që nuk kishte pjesëmarrje presidentësh në të.

Selimi , në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka hedhur poshtë pohimet e opozitës se inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtar, duke i quajtur këto pohime si “deklarata hejterash”, duke aluduar në “urrejtjen e opozitës ndaj Thaçit”.