Selimi shpreson se nuk do t’i konfirmohet aktakuza Thaçit

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, prandaj Hashim Thaçit si një nga themeluesit dhe udhëheqësit e saj nuk duhet t’i konfirmohet aktakuza. Të paktën kështu shpreson Rexhep Selimi, ish-bashkëluftëtarë i Thaçit.

Selimi shpreson se nuk do t’i konfirmohet aktakuza Thaçit

Krimet i ka bërë shteti serb e jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës, prandaj “shpresojmë se Thaçit nuk i konfirmohet aktakuza”.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kur është pyetur në emisionin Rubikon në Klan Kosova, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së.

“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuasit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja”./Insajderi.com