Selimi: S’ka krisje në koalicionin me LDK-në

Selimi: S’ka krisje në koalicionin me LDK-në

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nuk ka krisje të partneritetit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Ai në emisionin ‘Argment Plus’ ka thënë se ka vetëm debat dhe diskutime për çështje të ndryshme.

Sipas Selimit sa i përket dialogut AAK ka paraqitë shqetësimin për mundësinë e rrëshqitjes në dialog teknik, ndërsa për postin e presidentit nuk voton asnjë kandidat tjetër përveç Haradinajt.

“Çdo mospajtim që e kemi pas e kemi thënë edhe publikisht, sepse ne si Aleancë mendojmë se edhe publiku duhet të jetë pjesë e këtij debati dhe diskutimi”./Insajderi.com