Selimi: Takimi në Uashington mund të shtyhet për 4 shtator

Selimi: Takimi në Uashington mund të shtyhet për 4 shtator

Ende nuk ka një datë të saktë për takimin e Uashingtonit. Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili po qëndron për një vizitë në Uashington, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, tha se takimi është paraparë për 2 shtator, por që ka mundësi të shtyhet për 4 shtator, njofton Insajderi.

Selimi në një prononcim për RTK-në tha se shtyrja për dy ditë e takimit të kryeministrit Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq mund të ndodhë për shkak të agjendave të bartësve kryesorë të këtij takimi./Insajderi.com