Selimi takohet me Klinakun – Flasin për arrestimet krerëve të OVL-UÇK’së

Selimi takohet me Klinakun – Flasin për arrestimet krerëve të OVL-UÇK’së

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim sekretarin, njëherësh edhe drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, njofton Insajderi.

Kjo vizitë vjen si pasojë e arrestimeve të fundit të kryetarit dhe nënkryetarit të kësaj organizate, nga Gjykata Speciale.

Selimi thotë se në takim është folur rreth arrestimet të krerëve të OVL-së, derisa thekson se ministria që ai drejton do të qëndrojë krahë gjithë luftëtarëve të lirës.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë̈ do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, shkruan Selimi në Facebook. /Insajderi.com