Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar se tërheqja e Ligjit për Zgjedhjet mund të jetë një dhuratë e Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun, por mund të ketë pasoja.
Zyrtari Aleancës ëpr Ardhmërinë e Kosovës, reagoi pas zhvillimeve të së premtes në Kuvend, ku tha se Ligji për Zgjedhje ishte “kali trojës” për LDK-në.
“Telenovela e inskenuar për Ligjin e Zgjedhjeve është kali i trojës për LDK. Tërheqja e ligjit është ndoshta një fitore dhuratë për Lumirin por me pasoja. Jeni marr vesh me Vjosën e mos boni filma. Heshtja e Vjosës është kumbuese. Lumir ka burrni në marrëveshje mos na qit hi syve“, ka shkruar ai në Twitter.
Sot është paralajmëruar që të mbahet seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. /Insajderi.com
Telenovela e inskenuar për Ligjin e Zgjedhjeve është kali i trojës për LDK. Tërheqja e ligjit është ndoshta një fitore dhuratë për Lumirin por me pasoja. Jeni marr vesh me Vjosën e mos boni filma. Heshtja e Vjosës është kumbuese. Lumir ka burrni në marrëveshje mos na qit hi syve.
— Selim Selimi (@selim_selimi) April 3, 2021