Selimi thotë se është detyrë e Policisë ta ndalojë hyrjen e Sheshelit

Selimi thotë se është detyrë e Policisë ta ndalojë hyrjen e Sheshelit

Disa orë pasi Partia Radikale Serbe në Kosovë, deklaroi se lideri kontrovers Vojslav Sheshel do të vijë nesër të Mitrovicën e Veriut, ka reaguar ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

“E kemi ndaluar hyrjen e tij në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës është ajo e cila do të veprojë”, ka thënë Selimi për Klan Kosova.

Selimi i cili më herët kishte thënë se Shesheli do të arrestohet nëse vjen në Kosovë, madje duke nënshkruar edhe një dokument në të cilin Shesheli shpallet “persona non-grata”, ka ripërsëritur qëndrimin e tij por pa dhënë më shumë detaje nëse shteti do të veprojë në mënyrë specifike ndaj ardhjes së mundshme të Sheshelit në Kosovë.