Selimi thotë se nuk po e bllokon bashkëpunimin parazgjedhor me LDK-në

Selimi thotë se nuk po e bllokon bashkëpunimin parazgjedhor me LDK-në

Vetëvendosje ka zhvilluar takime me strukturat e larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të parë ndonjë mundësi bashkëpunimi për një listë të përbashkët.

Sipas disa raportimeve thuhet se gjithçka është arritur në një marrëveshje por kundër saj del të jetë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Por, duke iu referuar raportimeve të tilla Klan Kosova ka kontaktuar me deputetin Selimi, i cili ka thënë se nuk po e bllokon asnjë marrëveshje në mes Vetëvendosjes e LDK-së, njofton Klan Kosova.

Sipas tij ky veprim i tij është respektim i vendimit të këshillit të Vetëvendosjes se ky subjekt partiak nuk futet në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

‘’Nuk e bllokoj as nuk e zhbllokoj marrëveshjen. Është një vendim i Këshillit Kryesues ku thotë se Vetëvendosje nuk bënë dot koalicion me LDK. Unë thjeshtë e respektoj vendimin’’, është shprehur Selimi për Klan Kosova.