Selimi: Unë mora përgjegjësi para publikut për rastin e Enis Qerka

Selimi: Unë mora përgjegjësi para publikut për rastin e Enis Qerka

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, për ish-këshilltarin e tij, Enis Qerka.

Selimi tha se ka marrë përgjegjësi për këtë rast pasi ka parë raportimet në media.

“Është raportuar nëpër media gjithandej në qeverinë e kaluar për këshilltarë të ndryshëm që kanë pas lidhje me grupe të cilat kanë qenë pjesë e krimit të organizuar dhe drogë. Etika është që të mos lidhet kjo punë kjo punë nëse nuk ka një aktvendim për hetime apo aktakuzë. Etikë është të mos raportohet. Gjithashtu gjithandej është raportuar që ka pas këshilltarë tjerë që kanë pas lidhje gjithashtu me krimin e organizuar. Etika është që të mos të ngarkohet ministri nëse nuk ka aktvendim për hetime prapë ose aktakuzë. Etikë është që të mos raportohet. Dallimi mes etikës është që së paku unë e kam marrë përgjegjësinë para publikut raportimit të mediave, e kam marrë një vendim e kam përqafuar faktin e këtij raportimi i cili e ka përmirësuar ministrinë”, tha Selimi

Është raportuar se Enis Qarka, ish-këshilltar I ministrit të drejtësisë “është kapur me 113 kg drogë”.

Ai ishte emëruar si këshilltar i ministrit Selimi, por ishte shkarkuar nga ky i fundit pak minuta pas raportimeve. /Insajderi.com