Selimi: Vettingu në sistemin e drejtësisë do të jetë për të mbrojtur ndershmërinë e prokurorit

Selimi: Vettingu në sistemin e drejtësisë do të jetë për të mbrojtur ndershmërinë e prokurorit

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar se Vettingu në sistemin e drejtësisë do të jetë për të mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë, njofton Insajderi,

Kështu u shpreh ai në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ku tutje tha se me ndryshimet në Procedurën Penale, prokurorët  do të kenë më shumë mundësi t’i ndjekin të korruptuarit.

“Me ndryshimet e fundit në Procedurën Penale ju do të keni më shumë mundësi të i ndiqni të korruptuarit dhe do të keni më shumë mundësi që t’i ndiqni Krimet e Luftës”.

“Ne kemi bërë ndryshim edhe në sistemin e Vettingut, të cilin e kemi bërë bashkë me juve. Ky Vetting do të jetë për ta mbrojtur ndershmërinë e prokurorit dhe për ta mbrojtur prokurorinë”, ka thënë ai. /Insajderi.com