
Kompania “Electra SHPK” është një nga kontraktorët që i kryen punimet e KEDS-it që kontrollohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Por, relacionit “Electra SHPK” – KEDS – ZRRE është përplot dritëhije.
Shkaktar i saj është Selman Hoti, anëtar i Bordit në ZRRE dhe aksionar i kompanisë “Electra”.
Hoti është një nga ata që konstaton nëse punët e kryera nga KEDS dhe nënkontraktorët e kësaj kompanie janë brenda standardeve.
Pas një hulumtimi të Shqip.com në kuadër të emisionit “N’Shënjestër”, kuptohet se që nga viti 2018, Hoti vendosë nëse kompania e tij ka kryer punë mirë dhe rrjedhimisht kompanisë i jepet punë prapë.
Kjo shihet më së miri në pamjet ku tregojnë se po kryhen disa punime në rrugët “Vlora” dhe “Rugova” në lagjen e Trimave në Prishtinë, punë kjo të cilën po e bëjnë punëtorët e kompanisë së Hotit.
Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni këtu: