Selmanaj: AAK e NISMA votuan për VV-në në Podujevë

Selmanaj: AAK e NISMA votuan për VV-në në Podujevë

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza mbi subjektet poliitike partnere të koalicionit; Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate për siç tha ai “votën e tyre për Vetëvendosjen”, në zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë.

“Duket se ka pasë mobilizim edhe të partive të tjera – që i bie se Vetëvendosje në Podujevë është votuar edhe nga partnerët në koalicion që i kemi. AAK, Nisma që nuk kanë pasur kandidatë dhe njerëzit e tyre e kanë votuar Bulliqin”, dekalroi Selamanj gjatë një interviste televizive.

Ai rritjen elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje e quajti “aksidentale”, apo “refleksion akumulimi i pakënaqësive me të gjitha partitë politike”.

“Rritja e Vetëvendosjes është aksidentale sesa e organizuar. Është refleksion i akumulimit të pakënaqësive me të gjitha partitë politike. Rritja artificiale do të ndodhë derisa të bindet elektorati”, tha Selmanaj. /Insajderi.com