Selmanaj – Bajqinovcit: Të respektoj më shumë nga momenti kur u fotografove me Adem Jasharin

Selmanaj – Bajqinovcit: Të respektoj më shumë nga momenti kur u fotografove me Adem Jasharin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka marrë fjalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka folur për disa suksese, të Qeverisë Hoti.

Driton Selmanaj tha para deputetëve se Qeveria Hoti solli rezultate të mira në fushën e diplomacisë, njofton Insajderi.

Si reagim ndaj këtij pretendimi të Slemanajt, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i është drejtuar duke i thënë “leje zëvendëskryeministër se nuk keni letërnjoftime që dy vjet për popullin e Kosovës. Jeni që dy muaj pa patentëshofer, e na flisni neve për suksese të qeverisë”.

Selmanaj mori fjalën për t’i replikuar Bajqinovcit ku i tha se “respekti i tij është katërfishuar në momentin që Selmanaj doli në fotografi me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin

“Unë ju kam respektuar shumë edhe më parë kur jeni marrë me aktivitete të ndryshme. Por, respekti juaj më është katërfishuar në momentin kur keni dalë në fotografi me Adem Jasharin në vitin 2020”, i ka thënë Selmanaj Bajqinovcit.

Mefail Bajqinovci në marsin e këtij viti publikoi një fotografi me vëllain e komandantit Adem Jashari – Rifat Jasharin, por në mbishkrimin e fotografisë ia huqi duke shkruar “Me bacën Adem”./Insajderi.com