Selmanaj dhe Bogujevci përplasen për të pagjeturit

Selmanaj dhe Bogujevci përplasen për të pagjeturit

Çështja e të pagjeturve ka “përplasur” në Kuvendin e Kosovës deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, njofton Insajderi.

Deputetja opozitare kritikoi Selmanjn për mos raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut.

Ai lidhur me këtë çështje i’u drejtua Slemanjt duke i thënë se ka qenë dy herë i ftuar që të raportojë për një problem të tille, duke e akuzuar më pas se Slemanaj e ka cilësuar si temë të ezauruar.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Slemanaj, i cili i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Bogujevcit, sepse sipas tij, ai vetë ka thënë se “sot është ezauruar raportimi i kryeministrit për Marrëveshjen e Uashingtonit, pra raportimi si instrument është ezauruar e jo çështja e të pa gjeturve”./Insajderi.com