Selmanaj e konsideron për keqardhje ngecjen e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Selmanaj e konsideron për keqardhje ngecjen e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar për mos kalimin në votim të projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se kë e përfaqësojnë deputetët e opozitës.

“Vërtet keq keq keq”, e ka përshkruar Selmanaj ngecjen e projekt-ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.

Gjatë kohës sa përpiqej të hidhej në votim kjo dispozitë ligjore me karakter ekonomik, në Kuvendin e Kosovës, ishin të pranishëm vetëm 41 deputetë.

Në anën tjetër nga Oda Ekonomike kanë thënë se një miliardë euro ka pasur humbje sektori privat që nga fillimi i pandemisë.

Rimëkëmbja Ekonomike ka paraparë edhe ndryshimin e disa kornizave ligjore për të mundësuar tërheqjen e 10% të trustit personal. /Insajderi.com

 

Për keqardhje…Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i…

Gepostet von Driton Selmanaj am Donnerstag, 17. September 2020