Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për vizitën zyrtare që ka pas sot delegacioni i Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Selmanaj përmes një statusi në Facebook, ka deklaruar se “ata patën një pritje shumë miqësore nga udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut”.
Tutje Slemanaj ka shtuar se “Projekte të përbashkëta zhvillimore dhe bashkëpunimi ndër- shtetëror në të gjitha fushat ishte konkluzioni i përbashkët i të gjitha takimeve”.
Më pas Slemnaj, përmes një postimi tjetër në Facebook, ka thënë gjithashtu se memorandum për bashkëpunim për krijimin e rrjeteve të pastërta 5G, është një hap tjetër në zbatimin e Marrëveshjes historike të Uashingtonit./Insajderi.com