Selmanaj – Hazirit: Mos gënje, nuk kam paguar 280 dollarë për sandwich në Uashington

Selmanaj – Hazirit: Mos gënje, nuk kam paguar 280 dollarë për sandwich në Uashington

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, për keqpërdorim të parasë publike, njofton Insajderi.

Derisa kërkon të ketë zgjedhje të reja, Haziri ka thënë se në Uashington janë harxhuar shuma të mëdha parash kur delegacioni i Kosovës shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruaer marrëveshjen ekonomike me Serbinë.

Një deklarate të tillë nuk la pa i reaguar as zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili i tha atij “mos gënje”, duke demantuar tutje atë se çfarë tha deputeti i Vetëvendosjes.

Madje, sipas Selmanajt, delegacioni kosovar në Uashington ishte një prej të cilëve ka shpenzuar më së paku në historinë e politikanëve që kanë udhëtuar jashtë.

“Mos gënje. Është prej delegacioneve që më së paku shpenzime ndonjëherë në historinë e politikanëve që kanë udhëtuar jashtë. Nëse keni mëndu se ne duhet me shku në Uashington edhe me flejt jashtë e keni shumë gabim. Kemi shku në klasë ekonomi me biletat më të lira”, tha ai.

Ndërkohë Haziri tha se 280 dollarë ishte një ushqim i zgjedhur nga Selmanaj.

“Nuk e di sa ju ka kushtu një sendvich por e keni raportu se një sandwich e keni ngrën 280 dollarë”, tha Haziri. /Insajderi.com