Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se partia e tij, Lidhja Demokratike të Kosovës, ka treguar se është për të mirën e vendit, njofton Insajderi.
Ai në emisionin Pressing ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, është lideri që i duhet vendit.
“Avdullah Hoti është lideri tipik që i duhet Kosovës. Njerëzit nuk e dinë por Hoti është këmbëngulës. Tërë kohën aludojmë se na duhet një kryeministër sikur në Skandinavi. Tani e kemi dhe disa nuk e duan”, tha ai.
Tutje ai tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme me 6 muaj në qeveri derisa hedh akzua ndaj qeverive të kaluara./Insajderi.com