Selmanaj i përgjigjet ministrit të Drejtësisë: Për ata që kanë dilema, dialogu teknik i takon së kaluarës

Selmanaj i përgjigjet ministrit të Drejtësisë: Për ata që kanë dilema, dialogu teknik i takon së kaluarës

Zëvendës kryeministri Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj minisrit të Drejtësisë, Selim Selimi, meqë ky i fundit tha se kryeministri Avdullah Hoti është treguar selektiv gjatë takimeve për dialogun në Bruksel, njofton Insajderi.

Sipas Selmanajtm ata që kanë dilema për mos-transparencë për atë që po diskutohet në dialogun e Brukselit, bën të ditur se këtë dialog vetëm kryeministri Hoti do ta udhëheq.

Sipas tij, dialogu teknik i kalon së kaluarës dhe se ky proces aktual do të përfundojë me njohje reciproke.

“Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti”, është shprehur ai.

Në këtë pikë, Selmanaj ka thënë se Kosova e ka përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që ende kanë dilema..

Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti e vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës

Parimet e dialogut:

Dialogu zhvillohet për çështje politike, dialogu teknik tashmë i takon së kaluarës;
Dialogu do të përfundoj me njohje reciproke;
Marrveshja do të jetë gjithpërshirëse dhe ligjërisht e obligueshme;
Marrveshja përfundimtare do të jetë në plotni me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën nuk do pranohet asesi.

Çështjet që nuk do diskutohen në negociata;
Territori, sovraniteti dhe
Sistemi unitar i shtetit.

Jemi të bindur që ky proces nuk mund të mbyllet suksesshëm pa përkrahjen e miqve tanë SHBA-BE. Kjo përkrahje ekziston dhe për këtë nuk duhet të ketë dilema askush.

Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.

Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk. /Insajderi.com/