Selmanaj: Kërcënimi më i madh Kosovës i vjen nga Thaçi

Selmanaj: Kërcënimi më i madh Kosovës i vjen nga Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shprehur bindjen se “sot kërcënimi më i madh që i vjen Kosovës, i vjen nga Presidenti i saj Hashim Thaçi”.

“Ngjarjet e para disa ditëve në veri dhe kidnapimi e më pas deportimi i sotshëm i shtetasve turq pa respektuar ligjet dhe konventat ndërkombëtare mbi ekstradimin, dëshmojnë që Kosova po e ndryshon drejtimin perëndimor të saj”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, “duhet mobilizim politik e shoqërorë për ta ndal këtë theqafje të Republikës”.