Selmanaj: Në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin

Selmanaj: Në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se delegacioni i Kosovës nuk do të hapë temën e Asociacionit në Bruksel, njofton Insajderi.

Sipas Selmanajt, “Kosova do të provojë që në momentin që nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e  obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore”.

Tutje Selmanaj theksoi se “Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale”.

“Nuk do ta hapim çështjen e Asociacionit por do të provojmë që në momentin kur do ta nënshkruajmë marrëveshjen finale të zotohemi se do të kryejmë obligimet tona ndërkombëtare dhe obligimet tona ligjore që i kemi marrë në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë duke respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Selmanaj për RTV21. /Insajderi.com