Selmanaj numëron të arriturat e Qeverisë Hoti, thotë se s’kishte zot shtëpie t’ua dorëzonte detyrën

Selmanaj numëron të arriturat e Qeverisë Hoti, thotë se s’kishte zot shtëpie t’ua dorëzonte detyrën

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka numëruar sukseset e arritura të Qeverisë Hoti gjatë nëntë muajve udhëheqje me ekzekutivin, përcjell Insajderi.

Në një postim në Facebook, Selmanaj ka shkruar se kur u zgjodh Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, ishte ambient politik i tensionuar dhe i kontaminuar.

Selmanaj ka shtuar se nuk ka pasur “zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën”, duke aluduar në atë se kur kryeministri Hoti e kishte marrë postin, nuk kishte pasur një pranim-dorëzim të detyrës nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërkohë, të martën Hoti e ka bërë pranim-dorëzimin e detyrës te kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti.

“Si e morëm dhe si e lamë qeverinë dhe qeverisjen? E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar; Pa zot shtëpie për të na e dorëzua detyrën; Me situatë të rëndë pandemike; Me situatë të rëndë ekonomike; Me izolim ndërkombëtarë; Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA); Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane; Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë; Me bllokim të njohjeve të reja për shtetin tonë; Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë); Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

“E si e lam sot? Me ambient politik normal dhe shtensionues, Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet; Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19; Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive; Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional; Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe; Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqeruajtëse nëpër botë; Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, ska harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur; Me njohjen tejet të fuqishme nga shteti i Izraelit; Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë; Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi; Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar”, ka shtuar Selmanaj.

Në fund, ai ka thënë se ndihet krenar që ishte pjesë e Qeverisë Hoti, duke shtuar se ka “hise në gjithë këto suksese”./Insajderi.com

Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;
Pa zot…

Posted by Driton Selmanaj on Tuesday, March 23, 2021