Selmanaj: PDK-ja gjatë fushatës punësojë 200 persona dhe shtroi oborre

Selmanaj: PDK-ja gjatë fushatës punësojë 200 persona dhe shtroi oborre

Involvimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fushatën zgjedhore ishte shqetësim i madh për deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj.

“Disa herë e kemi pasur mysafir të paftuar në Prizren në procesin e zgjedhjeve. E dimë ku ka ndejt, e dimë me kënd është takua, madje edhe në heshtjen zgjedhore ka qenë me tërë ekipin e vet, me dy tre kerre që e përcjellin në tërë rajonin, që ne i themi atje, rajonin e Zhupës. Kjo jo vetëm që paraqet një rast të dënueshëm, por është edhe shkelje e kushtetutës”, tha Selmanaj në emisionin “Click” të RTV21.

Ai tregoi se janë në pritje të sigurimit të disa fotografive, që dëshmojnë këtë që ai po flet. “ Unë mendoj që kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe ai person të mos jetë më në krye të vendit”, shtoi Selmanaj.

Sipas deputetit, në restorantin “Nafron” gjatë një jave kanë ngrënë dreka dhe darka shërbyes civil të paguara nga PDK-ja.

“Kanë shtrua edhe oborre, kanë hy në Malësi të Re. Ka pasur punësime, deri në 200 persona janë punësuar me kontratë për shërbime të veçanta”, përfundoi Selmanaj.