Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçin me rastin e ditëlindjes së tij, njofton Insajderi.
Urimin në Facebook, Selmanaj ka thënë se këtë e bën përtej politikave ditore e për “inat” të krejt armiqve të Kosovës kudo që janë.
“Përtej partive e politikës së mbrapshtë ditore, e për ‘inat’ të krejt armiqve të Kosovës nga do që janë̈:Urime ditëlindja President!,Urime Hashim Thaçi!” ka shkruar ish-deputeti.
Ish-Presidenti, Hashim Thaçi feston ditëlindjen e 53-të./Insajderi.com