Selmanaj përshëndet aksionin në Karaçevë: Shtet Ligjor, s’ka tjetër

Selmanaj përshëndet aksionin në Karaçevë: Shtet Ligjor, s’ka tjetër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, e ka përshëndetur aksionin  e Policisë së Kosovës natën e të premtes më 18.09.2020, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Slemanaj ka thënë ky është “shtet ligjor, s’ka tjetër”.

Ndryshe, rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Raportohet se vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë për lojëra ilegale te fatit, kontrabandim, trafikim me qenie njerëzore etj./Insajderi.com