Selmanaj: Sondazhet s’kanë të bëjnë me realitetin, situata është krejt ndryshe

Selmanaj: Sondazhet s’kanë të bëjnë me realitetin, situata është krejt ndryshe

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherësh edhe zëvendëskryeministër në detyrë, Driton Selmanaj, thotë se Lëvizja Vetëvendosje me qasjen e saj ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po përgatitet që sipas tij “ta mbulojë” dështimin në zgjedhje, transmeton Insajderi.

Selmanaj në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, shprehet se  se mbështetja ndaj LDK-së po rritet nga dita në ditë dhe që ka theksuar se sondazhet e realizuara deri më tani nuk po e shpërfaqin të vërtetën.

“LVV ka ngrit pritje që mund të fitojë 51% dhe është e vetëdijshme që mund të mos ndodhë kjo. Tash po krijon situata të vështira që të mos zhgënjehet populli çfarëdo që të ndodhë më 14 shkurt. Këtu është krejt. Është skenar i një loje politike për të krijuar një situatë për të menaxhuar reagimin si rezultat i zhgënjimit total në zgjedhje”, thotë Selmanaj.

“Jemi në proces zgjedhor duhet ta presim 14 shkurtin. Jam i bindur se sondazhet që po realizohen nuk kanë të bëjnë me realitetin në terren. Rezultati është krejtësisht ndryshe”.

“Trendi i rritjes së LDK-në në terren ekziston. LDK është strukturë e madhe. Trendi është më pozitiv çdo ditë”. /Insajderi.com