
Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka gjetur kohë të tallet me gazetarët në kohën kur Kosova po përballet me ngërç politik.
Para se të fillonte mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Muhaxheri ka thënë se takimin e ka ftuar Selver Doda, drejtor i Administratës së LDK-së.
“Na ka ftuar Selveri për takim. Nuk e di çka do të bisedohet. Jo nuk ka takim të Kryesisë, na ka thirr Selveri me biseduar me të, me biseduar me të dhe të shohim””, ka thënë kryetari i Pejës për Ekonomia Online.
“Ta shohim a na len Selveri me u taku edhe me kryetarin Mustafa”, ka thënë Muhaxheri.