Senatori amerikan: Serbia ta refuzojë imunitetin diplomatik për rusët

Senatori amerikan: Serbia ta refuzojë imunitetin diplomatik për rusët

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka kërkuar mbrëmë nga Serbia që të mos siguroj status diplomatik për personelin e një qendre për ndihma në rast të fatkeqësive nga Rusia, për të cilën zyrtarët perëndimorë kanë dyshime se i strehon spiunët dhe përhapë propagandë.

“Shpresoj se presidenti Vuçiq dhe Serbia do t’i rezistojnë çfarëdo përpjekjeje për të dhënë imunitet” për personelin e Qendrës humanitare ruso – serbe, tha senatori Johnson, që është kryesues i Komitetit për sguri të brendshme dhe çështje qeveritare të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se kjo do të dërgonte sinjal shumë të keq”, theksoi mëtutje Johnson dhe ka shtuar se “me siguri kjo nuk do të ishte në interesin më të mirë të popullit serb, në kuptimin e rrjedhjes së kapitalit perëndimor për ta ndihmuar ekonominë” në Serbi.

Këto komente zoti Johnson i ka bërë pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka kultivuar marrëdhënie të afërta me Rusinë, ndërsa në të njejtën kohë, synon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vuçiq nuk ka thënë se cilat janë qëllimet e tij ndaj qendrës ruse, ku personeli ka kërkuar imunitet të njejtë diplomatik sikur që e ka personeli i NATO-s në Serbi.