Sendet e vjedhura u kthehen pronarëve, lirohen hajdutët

Sendet e vjedhura u kthehen pronarëve, lirohen hajdutët

Policia në Vushtrri ka arritur të kapë hajdutët që kanë vjedhur gjatë nëntorit në rr. “Xhemajl Mehmeti”.

Njësiti policor kanë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj shqiptarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia raporton se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme, të cilat pas përfundimit të procedurave do t’ju kthehen pronarëve.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, derisa rasti shkon në procedurë të rregullt.