Serbët bëhen bashkë për shkarkimin e Kostiq pasi tha se “Kosova nuk është e Serbisë”

Serbët bëhen bashkë për shkarkimin e Kostiq pasi tha se “Kosova nuk është e Serbisë”

Një grup i përbërë prej 93 intelektualësh në Serbi janë bërë bashkë për ta shkarkuar kreun e Akademisë serbe, Vladimir Kostiq, pasi ky i fundit tha se “Kosova nuk është e Serbisë”, transmeton Insajderi.

Ata i kanë dërguar letër të hapur Akademisë së Serbisë përmes të cilës kanë kërkuar shkarkimin e Kostiq.

Nënshkrues të kësaj letre janë Milladin Arevarliq, Boglub Shijakoviq, Millan Lekiq, Sllobodan Vlladuqish, Sllobodan Antoniq, Caslav Korpivica, Dushan Prokoroviq, Milan Brdar, Misha Gjurkoqiv, Sllobodan Rejlic, Dragoslav Bokan.

Kostiq kishte thënë se “Dikush duhet t’iu tregojë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më as de facto as de jure në duart tona”.

Kjo deklaratë e tij kishte ngjallur reagime të ashpëra. Madje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e kishte quajtur të guxishme një deklaratë të tillë./Insajderi.com