Serbët e Brezovicës nuk i paguajnë tatim shtetit

Serbët e Brezovicës nuk po i paguajnë tatim shtetit. Në shërbimet që japin bizneset serbe në Brezovicë, nuk jepen edhe kupona fiskal.

Serbët e Brezovicës nuk i paguajnë tatim shtetit

Për të shfrytëzuar teleferikun në Brezovicë, pagesa bëhet për çdo xhiro. Megjithatë, për pagesat që kanë bërë, turistëve nuk u është dhënë kuponi fiskal.

Siç njofton televizioni Klan Kosova, këtë nuk e mohojnë as punëtorët e kompanisë serbe që shfrytëzojnë këtë qendër skijimi, përderisa kupon fiskal klientët nuk marrin as në shumë restorante që janë të mbushura me turistë.

“Për këtë pyesni drejtorin e kompanisë, por ne jemi duke shitur vetëm bileta për një xhiro sepse nuk ka borë të mjaftueshme për të skijuar dhe është rrezik”, thotë njëri nga punëtorët e kompanisë serbe “Anex”.

Edhe shqiptarët që kanë zgjedhur Brezovicën për të skijuar thonë se nuk po marrin kupona fiskal asnjëherë. /Insajderi.com