Serbët e veriut kanë filluar të mblidhen për të marrë pjesë në protestën e tretë kundër taksës prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Ata kanë thënë do " />

Serbët e veriut mblidhen sërish për të protestuar kundër taksës

Serbët e veriut mblidhen sërish për të protestuar kundër taksës

Serbët e veriut kanë filluar të mblidhen për të marrë pjesë në protestën e tretë kundër taksës prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen protesta të tilla deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Hapësira ku do të mbahet protesta e serbëve të veriut kundër taksës ndaj produkteve serbe, tashmë është mbushur me flamuj të Serbisë.

Në pankartat e tyre në gjuhën serbe thuhej ‘Kemi të drejtë për bukë’, ‘Kemi nevojë për ilaqe’, ‘Stop dhunës nga Prishtina’, ‘Po na rrahni e po na terrorizoni’, etj.

Ata po ashtu po përdorin thënie si ‘ Gjithçka që po themi është jepni paqes një mundësi’, në gjuhën angleze.

Shumë prej qytetarave janë mbledhur e me pankarta në duar dhe po e presin fillimin e protestës. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta të tilla, deri në përmbushjen e kërkesave.

Sot vërehen më pak protestues sesa në protestën e djeshme ku morën pjesë mbi 6 mijë persona, ndër ta ishte i pranishëm edhe bosi i krimit në veri Zvonko Veselinoviq.