
Serbët në Kosovë kanë nisur ta festojnë betejën e humbur të Kosovës më 28 qershor të vitit 1389.
Kremtimi i kësaj date fillimisht është bërë në Kishën e Graçanicës, ndërsa, më vonë pritet të mblidhen në Gazimestan.
Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./Insajderi.com