Serbët iu gëzuan lajmit për termet në Shqipëri – kaq shumë i urrejnë shqiptarët

Serbët iu gëzuan lajmit për termet në Shqipëri – kaq shumë i urrejnë shqiptarët

Një numër i konsiderueshëm tërmetesh kanë prekur Shqipërinë që nga ora tre e mëngjesit të hershëm.

Sipas informacioneve të fundit, 20-persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 600 të tjerë janë lënduar.

E vetëm në lajmet e para ku shkruhej për atë se çka po ndodhte në Shqipëri (Blic.rs  i referohet si vendi fqinj) një numër i madh komentuesish në rrjetet sociale kishin shpërthyer me urrejtjet e tyre dhe me ngazëllimin për fatin që i kishte gjetur njerëzit e pafat, shkruan Blici Serb, përcjellë Insajderi.

Tërmeti i parë kishte ndodhur diku rreth orës 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale, e që kishte fuqi prej 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa i dyti u regjistrua në ora 7:10 (5.4 shkallë).

Sipas informacioneve të fundit, 20-persona kanë humbur jetën, përfshirë këtu edhe një vajzë (10-vjeçe) dhe një adoleshente (18-vjeçe).

Kështu qysh herët në mëngjes, ende pa u ndalur mirë lëkundjet e tokës, “urrejtjet” dhe thirrjet nisën të “helmohen”.

  • Nëse doni t’i ndihmoni ata që kanë dhunuar fëmijët tuaj, ata që po presin që një gjë e tillë të përsëritet…atëherë ndihmoni shqiptarët e prekur nga tërmeti. Kaq e thjeshtë është – ka shkruar një person në Twitter vetëm dy orë pas lëkundjeve.

Edhe pse shumica e njerëzve merreshin më shumë me atë nëse kishin ndjerë edhe të tjerët tërmetin, apo nëse ishin zgjuar pikërisht nga ky rast, ka pasur postime të tilla që mezi e kanë pritur këtë lajm.

“Nëse iu godet tërmeti, zoti iu ka ndëshkuar” – kishte shkruar një person duke u papjekur të shpjegojë shkaqet e tërmetit të këtij mëngjesi.

Ka edhe nga ata që vajtonin, por jo për vajzat e vdekura por pse tërmeti “nuk i bëri rrafsh me tokë”.

  • Po thoni se tërmeti ishte më i fortë në Shqipëri e nuk i bëri rrafsh me tokë? Gjynah! – ka shkruar një person që Blici serb e konsideron si të turpshëm.

Dhe pastaj Teoria e famshme “A do t’u vinte atyre keq për neve”

“Më vjen keq për këdo dhe sa herë që godet tërmeti. Qoftë Shqipërinë, Kroacinë apo ShBA-të. Veçse a do t’iu vinte keq atyre po të na ndodhte neve? Unë nuk besoj që edhe kombet e tjera kanë kaq dhembshuri sa në vendin tonë – komentoi një tjetër person në “Twitter”.

Sido që të jetë, “atyre s’do t’u vinte keq për neve”, “gjynah që nuk u mbytën edhe më shumë”, mirëpo edhe “ndëshkim prej zotit”, janë vetëm disa komente të cilat gjithmonë gjejnë vend nëpër të tilla raste kur ka goditje tërmeti nëpër vendet që disa nuk i konsiderojnë si  “miqësore” , shkruan Blici Serb, përcjellë Insajderi.

“Ka shumë përgjakje mes popujve”

Ballkani është një zonë që ka pozitë shumë të pafat gjeografike, pra edhe gjeopolitike e që ka shkaktuar shumë të këqija dhe shumë mosmarrëveshje të cilat kanë sjellë shumë përgjakje mes  nesh, përmes pakënaqësive historike, për fat të keq, kemi periudha të rralla në histori që e kemi pasur pak më mirë mes vete – ka thënë për Blicin Serb, Marko Brakovic, psikoterapist, shkrimtar dhe kolumnist derisa ka komentuar këto lloj shkrimesh në rrjetet sociale.

Në ndërkohë, është empatia ajo që me siguri na mungon. Për këtë gjë u pyet sociologia, Sanja Stankovic.

Paragjykimet, stereotipat dhe ksenofobia janë më të përhapura shkaku i mungesës së dialogut dhe shkaku i ekzistimit të interesit të një pakice që të marr në menaxhim konflikte të tilla e me to ta manipulojë opinionin publik. Megjithatë ka mjaft hapësirë për të vazhduar tutje me zhvillimin e empatisë kolektive në Serbi, pasi kjo do të na çojë deri tek largimi nga roli i viktimës dhe i të pafuqishmit siç jemi mësuar të luajmë suksesshëm për vite të tëra – tha Sanja Stankovic, një sociologe.

/ © Blic.rs – Insajderi /