Serbët lokalë në Mitrovicën e Veriut kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në aksionin kundër kontrabandës kundër mallrave, përcjell Insajderi.com.
Në një video të publikuar, shihet se pjesëtarët e PK-së nuk arrijnë të dalin nga një lokal pasi që sulmohen nga protestuesit.
Ndërkaq, paraditen e së mërkurës, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, kanë realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.
Raportohet se serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë, teksa pretendohet se “policia ka hedhur gazlotsjellës” në drejtim të protestuesve që bllokuan rrugën.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar qetësi dhe maturi nga qytetarët pas bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë në këtë qytet.