Serbët e Kosovës qysh në orët e mëngjesit të së hënës janë mbledhur në Graçanicë për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës, njofton Insajderi.
Për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit po përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i.
Mediat serbe raportojnë se patriarku serb Porfirije do të shërbejë në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës, e cila ka filluar në orën 8 e 30 të mëngjesit.
E lidhur me shënimin e kësaj dite është deklaruar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Liria është e shenjtë, por paqja dhe qetësia janë gjithashtu më të vlefshme së bashku.. popullit serb në Kosovë e Metohi, ua uroj festën e Vidovdanit, të keni një festë të lumtur. Ju do të shihni kush është besimi, dhe kush është mosbesimi, kush do ta mbrojë dhe kush nuk e ka mbrojtur Kosovën dhe Metohinë” ka thënë Vuçiq./Insajderi.com