Serbët në Jerusalem festojnë Pashkët me këngë nacionaliste për Kosovën

Serbët në Jerusalem festojnë Pashkët me këngë nacionaliste për Kosovën

Një grup i madh i serbëve janë mbledhur në qytetin e Jerusalemit për të festuar festën e Pashkëve Ortodokse. Ky organizim bëhet i mundur çdo vit nga kisha ortodokse serbe, raporton B92.

Në rrjetet sociale, një video xhirim është shpërndarë, ku shihen besimtarët ortodoks serbë, duke kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën. Ata po e këndonin këtë këngë në kohën që po hynin në kishën ortodokse, “Shpëtimi i Krishtit” në Jerusalem.

Serbët gjatë kohës që po e këndonin këtë këngë, mbanin në duar kryqin ortodoks.