
“Shpallja e personave ‘non grata’ të Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjë që qytetarët në veri të marrin frymë lirshëm”.
Kështu ka deklaruar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se “pushteti i tyre joformal i lidhur me Vuçiqin që ka mbajtur peng veriun, do të zhbëhet”.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën kanë ndërmarrë sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviq – njërit nga bosët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të zyrës për media të këtij departamenti, grupi i Veselinoviqit është përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë edhe Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq./Insajderi.com