Serbët nga Kosova të cilët u nisën në miting të Vuçiqit kthehen në kufi

Sipas fjalëve të Sërgjan Nikoliq, i ashtuquajturi kryetar i organeve paralele serbe të komunës së Vitisë, të premten në mëngjes janë kthyer nga pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë tetë autobus me serbë nga tri komuna të Kosovës, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Serbët nga Kosova të cilët u nisën në miting të Vuçiqit kthehen në kufi

Ata janë nisur në Beograd për të marrë pjesë në mitingun e quajtur “Ardhmëria e Serbisë”, i cili po organizohet në përkrahje të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Autobusë janë kthyer për shkak se transportuesit nuk kanë pasur administratë adekuate për autobusë. Nga Anamorava janë organizuar 24 autobusë, ndërsa ata që janë kthyer me siguri do të nisen përsëri me kombi apo vetura private, pretendon gazeta serbe./Insajderi.com.