Serbët pa pasaportë të Kosovës nuk përfitojnë nga liberalizimi

Sipas vendimit të BE-së marrë vitin e kaluar, serbët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza edhe nëse kanë pasaporta të Serbisë. I njejti vendim vlente edhe për shqiptarët e Kosovës me pasaportë serbe. Nese vendimi nuk ndërron, serbët e Kosovës duhet të marrin pasaporta të Kosovës nëse duan të udhëtojnë pa viza. Ndërsa shqiptarët e Kosovës që kanë shpenzuar para për pasaporta serbe, tash ato janë të pavlefshme.

Serbët pa pasaportë të Kosovës nuk përfitojnë nga liberalizimi

Serbët të cilët jetojnë në Kosovë dhe nuk kanë pasaporta të Kosovës por vetëm të Serbisë, duhet të vendosin përfundimisht nëse duan të jetë banor të Kosovës apo Serbisë nëse duan të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Ata duhet të zgjedhin mes të jetuarit në Serbi dhe pajisje me pasaportë serbe apo pajisjen me pasaportë të Kosovës, raporton Insajderi.

Edhe shqiptarët që janë pajisur me pasaporta serbe duhet të heqin dorë dhe të pajisen me pasaporta kosovare nëse duan të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian, përpos nëse BE-ja nuk e tërheq vendimin e saj.

Krejt kjo për shkak se Komisioni Evropian kur i kishte liberalizuar vizat për Serbinë, kishte marrë vendim që qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie, nuk mund të udhëtojnë pa viza sikur qytetarët e Serbisë.

Serbëve të Kosovës u është hequr e drejta e udhëtimit pa viza me pasaporta serbe, pavarësisht se me Kushtetutën e Kosovës ata gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë.

Ky vendim ishte marrë pasi shumë shqiptar të Kosovës ishin pajisur me pasaporta të Serbisë për të përfituar nga liberalizimi i vizave.

Në fund të vitit 2015 ministri serb i policisë Nebojsha Stefanoviq kishte thënë se në Serbi janë bërë 60 mijë kërkesa të shqiptarëve të Kosovës për marrjen e pasaportës të Serbisë.

“Kemi 60 mijë kërkesa të shqiptarëve të Kosovës për të marrë pasaportën e shtetit tonë”, kishte thënë Stefanoviq për B92.

Insajderi ka dërguar pyetje tek Bashkimi Evropian për të sqaruar sesi do të rregullohet kjo çeshtje.

Vendimin e Komisionit Evropian, që qytetarët e Kosovës të mos mund të udhëtojnë lirshëm me pasaporta serbe, e kishin përshëndetur institucionet e Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një hap për forcimin e shtetit, raporton Insajderi.

Por ky vendim kishte shkaktuar pakënaqësi te disa serbë të Kosovës, veçmas pas propozimit të Komisionit Evropian, që Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë t’u lejohet udhëtimi pa viza që nga janari i vitit 2016.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb për veriun e Kosovës, Millan Ivanioviç në gusht të vitit 2015, kishte thënë se ky vendim është edhe një diskriminim tjetër për serbët që jetojnë në Kosovë, e që, sipas tij, mund të çojë në spastrim etnik të serbëve nga Kosova.

Ai kishte thënë se ky vendim vetëm sa forcon pavarësinë e Kosovës, meqë serbët do të kërkojnë jetë më të mirë në Serbi, duke ndryshuar kështu gjendjen demografike në vend./Insajderi.com